Si sot një vit më parë, qeveria shqiptare me ndihmën e autoriteteve të sigurisë në Liban dhe dakordësinë e kurdëve, arriti të nxjerrë nga kampi Roxh në Siri 14 fëmijë dhe 5 gra, me origjinë nga Tirana, Dibra, dhe Librazhdi. Ky moment, shënoi operacionin e tretë të këtij lloji. Sikurse në operacionin e dytë në tetor të vitit 2020, në Bejrut mbërriti edhe vëtë kryeministri Edi Rama.