Protestat e opozitës, po zhvillohen në një moment delikat jo vetëm për politikën e brendshme, por edhe për raportet me partnerët ndërkombëtarë. I pari zyrtar I BE-së që reagoi për protestat ishte eurodeputeti gjerman, David McAllister I cili ndodhej në Shqipëri si kreu I delegacionit të komisionit për politika të jashtme të Bashkimit Europian,. Por kjo deklaratë në fund të shkurtit,u pasua nga përshkallëzimi i tensionit në protestën e radhës më 1 mars. Sulmi ndaj ish vilës së Enver Hoxhës, ku aktualisht është kthyer në qendër arti ku jetojnë të huaj, e vendosi protestën në një tjetër dimension, duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin dhe mesazhin politik të saj. Kjo ishte një përpjekje për të distancuar lëvizjen nga aktet e dhunës dhe për të rikthyer fokusin te kauza politike. Por në syrin e ndërkombëtarëve një protestë e projektuar si presion demokratik, rrezikoi të lexohej si destabilizuese. Në protestën e radhës ku dhe u votua në Kuvend për autorizimin e kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, reagimi I ambasadës gjermane se votimi do të bllokonte integrimin, u përdor si kartë për diskursin e saj politik të PD-së. E në protestën e të dielës së demokratëve, të vetmit flamuj që u panë ishin ato të Gjermanisë. Por reagimi këtë herë I ambasadës gjermane ishte më I fortë, duke dalë hapur kundër formave të dhunshme të protestës. Mesazhi është i qartë: mbështetja ndërkombëtare nuk është e pakushtëzuar, dhe legjitimiteti politik ndërtohet mbi respektimin e rregullave të lojës demokratike, jo mbi tensionin dhe përshkallëzimin. A po i shërben PD-së kjo strategji për të fituar betejë politike apo po I kushton besimin ndërkmbëtar?