Mafia shqiptare ia ka dalë mbanë të zërë një vend të rëndësishëm në panoramën kriminale në britaninë e madhe, për sa i takon furnizimit me kokainë të grupeve të tjera kriminale në vend... Për më shumë se 15 vite, ata kanë mësuar nga ‘më të mirët’, duke evoluar nga trafikantë të thjeshtë në furnizues të drogës dhe duke shmangur dhunën kanë krijuar një rrjet të fortë aleancash. Kjo është mënyra se si veprojnë organizatat kriminale shqiptare, që sipas agjencisë kombëtare të krimit, agjencisë së sigurisë kombëtare të britanisë së madhe, menaxhojnë një pjesë të madhe të tregut të kokainës në vend, për një total prej rreth gjashtë miliardë paundësh, sipas ministrisë së brendshme britanike.