Mafiozët shqiptarë, duket se shkojnë në Ekuador si biznesmenë që qëndrojnë në hotele të shtrenjta dhe nuk kursehen me jetën luksoze. Por objektivi kryesor i mbërritjes së tyre në në vendin e largët, është blerja e drogës me çmim të ulët duke eleminuar ndërmjetësit gjë që u sjell atyre kontroll më të madh të rrugëve të shpërndarjes drejt Evropës.