Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio Arben Mecaj. Inxhieri nga Kuçi që u dashurua me Pogradecin. Jeta në qytetin e Lasgushit, shkolla, aventurat dhe dashuria. Një rrëfim shumedimensional mbi jetën e tij, emocionet e forta për familjen dhe karriera e suksesshme. Çfarë ndodhi me të rinjtë e viteve 90, si ndryshoi historia e Shqipërisë dhe si është fati i rinisë sot. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.