Filmi “Liri a Vdekje”, është një frymë që jeton në çdo akt heroik, në çdo komit që zbriti nga mali për liri e që rikthehet sërish i gjallë pas 46 vitesh, po njësoj, me një thirrje të fuqishme për atdhedashuri, sakrificë e qëndresë. Restaurimi i filmit "Liri a Vdekje" është një akt që shkon përtej teknikës, është një shërbim ndaj kulturës dhe brezave të ardhshëm. Në kohën tonë, kur historia shpesh rishkruhet, ky film mbetet një simbol i qëndresës, një thirrje që vjen nga e shkuara për të mos harruar rrënjët. Për të rinjtë, është një dritare për të parë se si arti dhe kinemaja mbrojnë identitetin kombëtar. Rikthimi i tij në ekran është një kujtesë se liria nuk është e dhënë përgjithmonë, ajo fitohet, ruhet dhe përcillet brez pas brezi. Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma