Shqipëria luan sot ndeshjen e fundit të kampionatit evropian përballë Spanjës në orën 21:00 (në Dusseldorf), që mund ta konsiderojmë edhe si "ndeshja e jetës". Në rast të një fitoreje, kuqezinjtë e Sylvinhos mund të kualifikohen për në fazën tjetër duke bërë një arritje historike. Edhe pse ndeshja konsiderohet si më e vështira e grupit, Shqipëria do të luajë shanset e saj deri në fund për një rezultat pozitiv. Spanja pas fitores në ndeshjen e fundit me Italinë ka siguruar vendin e parë në grup dhe ashtu si jemi mësuar ta shohim shpesh, në ndeshjen e fundit ekipet e kualifikuara luajnë me formacionin e dytë. Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Spanja, ndërsa faktin se do të luajnë me formacionin e dytë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri De La Fuente. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj