Si aktorja e filmave porno, solli 34 akuza ndaj Donald Trump – Top Talk
05/04/2023 15:49

Janë 34 akuza që rëndojnë mbi ish presidentin amerikan Donald Trump nga një gjykatë e Nju Jorkut. Në thelb të tyre janë falsifikimet në mënyrë të përsëritur përmes mashtrimit të të dhënave të biznesit në metropolin amerikan për të mbuluar krimet që fshihnin informacione të dëmshme nga publiku me të drejtë vote gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Përfshirë këtu edhe pagësën prej 130 mijë dollarësh të një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels. Kjo e fundit ka rrëfyer në 2016 se kishte një lidhje jashtëmartesore me Trump, pa u bërë president i SHBA. Në atë kohë, avokati i Trump, Michael Cohen i pagoi 130 mijë dollarë Daniels që mos të fliste dhe e regjistroi pagesën si një transaksion financiar biznesi. Më pas Cohen tha se e kishte bërë këtë me urdhër të Trump. Këtu nis saga e akuzave nga prokuroria që pretendon se Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare dhe transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Sipas prokurorëve, kjo do të thotë se Trump ka falsifikuar të dhënat, që është një vepër penale në Nju Jork. Trump u paraqit dje para gjykatësit ku ju lexuan 34 akuzat e prokurorisë, teksa mbështetësit e tij dolën në rrugë për të protestuar. Ish-presidenti Donald Trump hyri në gjykatë rreth 20 minuta pas prokurorit Alvin Bragg. Në sallën e gjyqit ai i mohoi të gjitha akuzat. Ekipi ligjor i Trump është shprehur se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.Vetë Trump tha pas seancës në rrjetin e tij social Truth Social se e gjitha kjo ndodh në një kohë kur gjykata ka urdhëruar pagesën e një shume parash në favor të ish presidentit nga ajo që quajti “Stormy Daniels me fytyrë kali”. (Ardi Pulaj)

“Nëse një të ri e mban 8 orë në punë, zëre se e ke futur në burg” – Top Talk
11/03 16:38
“Të rinjtë janë më dembelë, studentët nuk bëjnë asnjë projekt pa AI – Top Talk
11/03 16:37
Përplasja e brezave në punë: Konflikt kulturor apo krizë menaxhimi? – Top Talk
11/03 16:36
‘Nuk kemi asnjë kokërr gruri rezervë’ eksperti; Shqipëria duhet të krijojë rezerva strategjike
10/03 16:40
Deklarata e Trump ul çmimin e naftës/ ekspertja ‘bursat do të jenë të paqëndrueshme për vite’
10/03 16:40
Bujqësia “në luftë” me çmimet, pasojat e krizës së Lindjes së Mesme – Top Talk
10/03 16:40
“Shteti merr qyl 20% të çmimit të naftës, të heqë dorë ose të rimbursojë TVSH -në”
09/03 16:29
“Nafta 2600 lekë/litër” gazetarja shpjegon sa po efektet e luftës në Iran
09/03 16:28
Çmimet në rritje, si po e paguan Shqipëria luftën në Lindjen e Mesme – Top Talk
09/03 16:27
Miliona për tenderat, kush i kontrollon blerjet e mëdha? – Top Talk
06/03 16:40
“Pabarazia në tendera? Po krijohet një sistem i ri me AI” – Top Talk
06/03 16:38
“Kursyem 35.5 mln euro nga tenderat”, Pogaj flet për prokurimet publike – Top Talk
06/03 16:38
“Kurseni, jemi në “kohë” lufte”, eksperti: Efektet do të ndihen edhe në Shqipëri – Top Talk
05/03 16:41
Bibe nga zona e luftës: Ka luftime trup më trup, janë përfshirë 12 vende,Izraeli po futet në Bejrut
05/03 16:41
Nga lufta te tregjet financiare: pse po dobësohet euro? | Top Talk
05/03 16:39
“Rradhë në dogana”, Memaj: Rruga nga Maqedonia e Veriut më e shtrenjtë – Top Talk
27/02 16:38
Probleme me transportin në Juglindje/Anullohen rezervimet për në Korçë – Top Talk
27/02 16:37
Shtrenjtohet bileta për në Korçë, rritet me 300 lekë bileta – Top Talk
27/02 16:37
“Të ngremë marrëdhëniet tona ekonomike në lartësinë e marrëdhënieve politike!” – Top Talk
24/02 19:53
“Kukësi, muze i varfërisë”, aktivisti flet për dramën e 30 vjeçare të Veriut – Top Talk
23/02 16:31
DIGITALB DIGITALB