Ekspertja për ekonominë, Romina Radonshiqi dhe gazetarja Xhorxhina Deda, analizuan në Top Talk Economy tendencën e rikthimit të emigrantëve në vendin tonë, teksa tashmë një pjesë e tyre duan të vijnë për të investuar këtu. Ato u ndalën tek tek disa nga arsyet që po i shtyjnë emigrantët shqiptarë të rikthehen. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni