Ndahet nga jeta mjeku dhe politikani Sabit Brokaj. Një akat kardiak, ndaloi zemrën e profesor Brokajt në moshën 78 vjeçare mëngjesin e kësaj të diele. Prefosor Brokaj gjatë karrierës së tij, punoi si ndihmës mjekësor në një prej nëndetëseve të ushtrisë shqiptare e më pas në brigadën ushtarake të Shijakut e më vonë si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë. Pas kthimit nga Franca ku studio Sabit Brokaj do mbante edhe detyrën e një prej mjekëve personal të diktatorit Enver Hoxha.