26 janarit ishte një ditë e errët jo vetëm për basketbollin, por për të gjithë botën sportive, teksa humbi jetën në një aksident fatal legjenda e NBA, Kobe Bryant. 41-vjeçari po udhëtonte me helikopterin e tij privat në bordin e së cilës ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna si dhe 7 persona të tjerë duke përfshirë këtu edhe pilotin. Mendohet se shkak i aksidentit u bë mjegulla që shkaktoi problem me vizibilitetin e pilotit me helikopterin që u përplas me një kodër rreth 420 m të lartë teksa po fluturonte me shpejtësi 296 km/h.