Prurjet e lumit Shkumbin janë shtuar orët e fundit, ndërsa në momentet në vijim pritet të jenë kritike në fshatin Papërr të Elbasanit. Gjithashtu situata mund të jetë kritike edhe në Cërrik, Peqin dhe Rrogozhinë. Kujtojmë se ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona të vendit, duke sjellë evakuuim të banorëve, shembje të rrugëve e futjen e ujit në banesa.