Shtohen aksidentet e rënda/ Shkak shpejtësia, alkooli dhe përdorimi i telefonit
23/12/2019 19:54

Mbrëmja e së dielës u mori jetën dy personave në rrugën Elbasan Cërrik, pranë fshatit Shirgjan. Drejtuesi i një motoçiklete, 35-vjeç ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje pasi u përplas nga një makinë, ndërsa pak orë më pas, në spital ndërron jetë edhe pasagjeri i motoçikletës, 56 vjeç. Policia, vuri menjëherë në pranga shoferin 25 vjeçar të automjetit tip audi, që u përplas me motoçikletën. Ndërkaq, mëngjesin e së hënës rreth orës 3:10 minuta, në një tjetër aksident rrugor humb jetën Mandelino Rrebeshi 28 vjeç, ndërsa shoku i tij Elisjon Huma 30 vjeç, ndodhet në spital i plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në rrethrrotullimin e Kolonjës, në të njëjtin vend ku vetëm dy muaj më parë humbën jetën dy të rinj. Aksidente të kësaj natyre të rëndë, me pasojë vdekjen kanë qenë të pranishme edhe gjatë muajit nëntor të këtij vitit, ku humbën jetën 21 persona, megjithatë një më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Nëntor 2019 krahasuar me Nëntor 2018). Me rënie është edhe numri i aksidenteve gjatë muajit të kaluar, e dhënë kjo e krahasuar me nëntorin e 2018-ës. (Nëntor 2019 krahasuar me Nëntor 2018). Ndërsa, gjatë periudhës njëmbëdhjetë mujore të këtij vitit, numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve rrugore është 203, duke regjistruar kështu 13 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Janar-Nëntor 2019 krahasuar me Janar-Nëntor 2018). Fakti është, që numri i aksidenteve gjatë njëmbëdhjetë mujorit të këtij vitit është më i ulët se ajo e 2018-ës, por natyra më e rëndë e përplasjeve të mjeteve, ka prodhuar më shumë viktima. (Janar-Nëntor 2019 krahasuar me Janar-Nëntor 2018). Shkaqet e aksidenteve vazhdojnë të mbeten po të njëjta, shpejtësia e lartë, konsumimi i alkoolit si dhe vitet e fundit me zhvillimin e teknologjisë, burim është kthyer edhe celulari. Ky shofer që shihni në video, është një rrezik i shtuar në rrugët e vendit për të shkaktuar aksident. I shpërqendruar nga drejtimi i mjetit për shkak se është fokusuar tek celulari, e madje duke luajtur një lojë. Ndërkaq, të dhënat e siguruara nga Top Channel, për 20 ditët e para të muajit dhjetor të këtij viti, tregojnë që kanë humbur jetën 14 persona, 9 janë plagosur rëndë, ndërsa 148 të tjerë janë plagosur lehtë.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23