Frika për mbërritjen e refugjatëve sirianë në vendin tonë përmes kufirit juglindor vijon të sjellë shtimin e masave dhe kontrolleve të policisë. Pas postblloqeve të vendosura përgjatë aksit nacional Korçë-Kapshticë, një tjetër patrullë policie është duke monitoruar edhe zonën e Pustecit, si zonë që mund të shërbejë për kalimet klandestine.