Shteti i së drejtës në proceset integruese të Shqipërisë (Vështrime të studiuesve të së drejtës në diasporë)- është një libër studimor që ka për autorë akademiket prof. Shaban Sinani dhe prof. Aurela Anastasi. Në të janë përfshirë shumë tema që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë si kushte shumë të rëndësishme për tu bërë pjesë e klubit europian, si; iniciativa e shtetit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor; pavarësia e gjyqësorit; rëndësia dhe roli i pushtetit gjyqësor dhe reforma në drejtësi, si një nismë që duhet t’i përmbushë patjetër standardet europiane.