Nga Marsi 2024, Shtëpia e Fëmijës Vlorë dhe Shtëpia e Fëmijës Korçë nuk kanë më asnjë fëmijë rezident. Megjithatë, të dy institucionet vazhdojnë të mbajnë të njëjtin numër punonjësish, të njëjtën strukturë dhe të njëjtin fond pagash — madje edhe me rritje zyrtare. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ka nën administrim këto struktura, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare për këtë situatë.