Që herët në mëngjes, Julian Skënderaj së bashku me dy vajzat e tij ka mbërritur në Durrës për të takuar nënë Hankon dhe për t'i dhënë lajmin e shumëpritur prej saj. E njohu përmes një kronike të transmetuar në edicionet informative të Top Channel në fillim të korrikut dhe nuk hezitoi aspak. Prej shumë vitesh jeton në Suedi. Këtë verë u kthye në atdhe edhe për të ndihmuar nënë Hankon.