Orjela Trako është një sportiste 33-vjeçare nga Gjirokastra që merret me bodybuilding. Së fundmi ajo doli në vendin e tretë në kampionatin botëror të zhvilluar në Holandë, për Bodybuilding natyral. Por suksesi në këtë kompeticion është vetëm shpërblimi i punës së palodhur që ajo po bën prej 4 vitesh që po ushtron këtë sport. Gjithçka për Orjelën nisi si dëshirë për të pasur një formë më të mirë fizike. Gazetar: Orest Floku