Shqiptarët e suksesshëm në botë nuk janë pak. Janë të shumtë ata që janë larguar për të studiuar jashtë e për të krijuar më pas një karrierë të suksesshme. Një prej tyre është edhe Zana Luci, një mjeke e lindur në Prishtinë e cila aktualisht është drejtoreshë e një spitali privat në Lindau të Gjermanisë. Zana hapat e parë i hedh në Prishtinë ku qëndron deri në shkollën e mesme të cilën e përfundon me rezultate të larta. Më pas dëshira e saj ishte që të studiojë jashtë dhe arrin të sigurojë një vend në Universitetin e mjekësisë në Vienë. Megjithatë fillimi nuk është shumë i lehtë pasi Zana nuk di gjermanisht dhe detyrohet që dy semestra të mësojë gjuhën përpara se të fillojë studimet në mjekësi. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj