Lindita Elezi është një grua shqiptare e cila prej disa vitesh i është futur rrugës së politikës në Itali. Por jeta e saj ka qenë e mbushur plotë me sfida. Në vitin 1993 Lindita, vajza me origjinë nga Lezha, emigroi në Itali. Si të gjithë shqiptarët e asaj periudhe ëndrrat në shtetin fqinj ishin të mëdha. Ajo nis studimet për infermieri e më pas për kryeinfermieri, për të ushtruar më pas profesionin atje. Gazetare: Ema Shazivari