Takimi i dështuar i 15 majit ndërmjet Edi Ramës dhe kryeministrit britanik, Keir Starmer, duket se ka qenë pika e nxehtë e debateve të mëvonshme. Anglezi u refuzua publikisht nga Rama për krijimin e një qendre emigrantësh në vendin tonë duke ngjallur reagime të shumta në Angli. Rama dha një intervistë për The Guardian ku shprehej se kërkesa e Britanisë së Madhe për një qendër azilantësh jashtë Anglisë tregon se ata janë në një “vend të errët”. Kritikat e kryeministrit nxitën deputetin Nigel Farage që të lëshonte një lum akuzash ndaj shqiptarëve duke i etiketuar ata si kriminelë në një deklaratë për GBNews.