Deputetët e përjashtuar të opozitës tentuan ditën e djeshme të hynin në Kryesinë e Kuvendit, por nuk u lejuan nga Garda të futen në ambientet e brendshme. Pasi Garda mbylli dyert, Deputeti i PD-së, Flamur Noka hyri brenda Kryesisë nga kangjellat e portës, duke u ngjitur sipër tyre. Të njëjtën gjë e tentoi edhe deputeti Saimir Korreshi, por nuk mundi dot ta kapërcente dhe zbriti sërish poshtë. Garda mbylli edhe dyert e Kryesisë, duke mos lejuar ligjvënësit e opozitës të hynin brenda kryesisë. Këto momente u shoqëruan me momente tepër të tensionuara midis deputetëve dhe Gardës. Gazetar: Kristo Kote