Britania e Madhe do të pranojë mijëra kërkesa azili, përjashtohen shqiptarët. Anglia shqyrton kërkesat për 12 mijë azilkërkues. Në Britaninë e Madhe pritet një shqyrtim masiv, duke marrë trajtën e amnistisë, edhe pse pa u quajtur e tillë, i kërkesave për azil nga nacionalitet të tjera, ku shqiptarët nuk do jenë pjesë e këtij procesi, kjo do të ndodh për azilkërkues nga Afganistani, Libia, Jemeni, Siria dhe Eritrea. Rishi Sunak është zotuar të merret me më shumë se 90 mijë kërkesa që janë paraqitur para qershorit të kaluar deri në fund të këtij viti. Gazetare: Luçiana Hulej