Kush janë bandat më të rrezikshme kriminale në Europë? Si operojnë ato? Si janë të organizuara? Me cilat struktura bashkëpunojnë? Europol, për herë të parë, ka një përgjigje për këtë. Organizata ka analizuar bandat "më të rrezikshme" të kontitentit europian duke treguar përmasat shqetësuese të kriminalitetit të organizuar në Europë. Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, thotë Europol. Raporti përmbledhës i tij është bërë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europolit vunë në dispozicion të dhënat e tyre.