Rreth 60 burgosur shqiptarë në institucionin e vuajtjes së dënimit të Korfuzit janë futur në grevë urie prej 7 ditësh. Shkak për nisjen e grevës së urisë, është bërë mënyra se si ata trajtohen nga administrate e burgut dhe gardianët grekë. Nga qelia, ata denoncojnë se po diskriminohen sepse janë shqiptarë, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten. Gazetar: Kristo Kote