Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka financuar rindërtimin e të vetmes shkollë shqip në Rozhajë, në zonën e Sanxhakut, që përfshin Kosovën dhe Malin e Zi. Ka qenë vetë Abazoviç, që ka publikuar pamjet në rrjetet e tij sociale, ku ndan edhe disa detaje të projektit. “Së bashku me Ministrin e Arsimit MiomirVojinoviq po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”, shkruan kryeministri në detyrë i Malit të Zi. Gazetare: Luçiana Hulej