Sot nuk ka asnjë takim mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Edhe pse Kryeministria e Kosovës ka bërë me dije se axhenda do të vazhdojë sipas planit, Edi Rama ka provuar të kundërtën. Dje , në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama anuloi takimin. Rama tha se i ka kërkuar Kurtit një takim më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për situatën. Por nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndaj edhe u shpreh se nuk mund ta vazhdojë takimin si normalisht. Megjithatë në fund të konferencës së tij tha se pret të marrë lajme gjatë natës, duke nënkuptuar një ndryshim kursi nga kryeministri Albin Kurti. Gazetare: Luçiana Hulej