“Shqipëria mund të mbajë Angela Merkelin në pushtet”. Nën këtë titull, gjermania Deutsche Welle shkruan se Shqipëria mund të shërbejë si një vend pritës i përkohshëm për azilkërkuesit që i drejtohen Bashkimit Evropian. Një zëdhënës i qeverisë austriake thotë për Deutsche Welle se bisedime për qendra të tilla kanë nisur me Shqipërinë dhe me vende të tjera, por përmend edhe Endri Fugën, shefin e Departamentit të Komunikimit në qeveri, që e mohon një gjë të tillë.