Në mbledhjen e Task Forcës për koronavirusin, këtë të mërkurë u përditësuan të dhënat e fundit, e u konfirmua zyrtarisht se ky virus vdekjeprurës nuk është përhapur në Shqipëri. “Nuk ka asnjë rast me koronavirus, deri më tani. Janë testuar 62 raste të cilat kanë rezultuar negative, ditën e djeshme janë konkluduar 6 raste të cilat gjithashtu rezultuan negative”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.