"Qeveria e re, që sapo është betuar, është qeveria e të gjithë shqiptarëve dhe do të qeverisë për të gjithë shqiptarët. Ne jemi zgjedhur për të bashkuar, jo për të ndarë, dhe ne do të bashkojmë e nuk do të ndajmë. Ne jemi zgjedhur për të shërbyer dhe jo për të rrëmbyer, dhe ne do të shërbejmë e do të jemi shembull në luftën kundër padrejtësisë dhe korrupsionit".