Shqipëria me fushatë elektorale në rrjete sociale – Top Talk
11/04/2023 16:03

Mitingje masive, dreka e darka me elektoratin, mbështetës të zjarrtë në rrugë me flamuj partiakë dhe kombëtarë, postera të kandidatëve, madje edhe reklama televizive. Fushata elektorale në Shqipëri ka kaluar disa etapa që nga koha kur vendi nisi të kishte sistemin pluralist, pas rënies së regjimit komunist. Gjithnjë e më shumë në këto vite, thelbi i fushatave zgjedhore të partive politike në Shqipëri ka qenë afërsia e udhëheqësit me popullin. Qoftë kjo duke shtruar dreka në fshat e ku lideri shijon produktet e zonës, për të treguar se është “i barabartë me popullin” ose që problemet e elektoratit diskutohen “gju më gju me popullin”. Për të qenë më afër me popullin, udhëheqësit edhe kanë shkuar për të blerë byrekë apo treguar vështirësitë e jetës së tyre për të arritur deri këtu ku janë sot. Madje, politika shqiptare në një periudhë të caktuar aplikoi edhe një metodë fushate të huazuar nga ajo amerikane, siç janë toën holl-et, ku votuesit kanë mundësinë të shprehin shqetësimet e tyre, duke dhëne opinione, por edhe duke pyetur direkt përfaqësuesit e partive politike. Me kalimin e viteve dhe përparimin e teknologjisë së informacionit, edhe fushata ka ndryshuar. Kohët kur gazetarët niseshin që në mëngjes me një udhëheqës për të shkuar në një vend të largët për të mbuluar fushatën e tyre, duken të largëta. Tashmë çdo gjë është e përqëndruar në internet. Livestream nga liderët, prezantim kandidatësh, qarjen e halleve të popullit me përgjigjen e pyetjeve që lihen nga publiku në komente, sponsorizimin e postimeve në rrjetet sociale e deri te podcastet. Ajo që mund të thuhet me siguri është se të bërit fushatë elektorale në Shqipëri ka ndryshuar. Jo se partitë politike nuk lidhen me elektoratin e tyre, por mënyra se si ato lidhen është tashmë më shumë nëpërmjet internetit. (Ardi Pulaj)

Kriza e naftës: Pse Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjithë?- Top Talk
20/03 16:35
Macron: ‘Franca nuk kishte dijeni për luftën’, pse i vuan Evropa pasojat ekonomike – Top Talk
20/03 16:34
‘Një shqiptar paguan deri në 7.2% të të ardhurave ditore për 1 litër naftë’- Top Talk
20/03 16:33
Nuk gjen dot roje me 40 mijë lekë, pjesa më e madhe e kompanive i fshehin pagat reale – Top Talk
17/03 16:27
1200 Euro për një sanitare në Sarandë? Eksperti: Punojnë dy turne dhe pa asnjë ditë pushim- Top Talk
17/03 16:27
Dilema e rrogave, sektorët ku paguhen më shumë shqiptarët – Top Talk
17/03 16:26
Frikë nga Spak, arkitekti: Janë tkurrur blerjet e apartamenteve – Top Talk
16/03 16:32
Rritet çmimi i hekurit, valë e re shtrenjtimi në ndërtim – Top Talk
16/03 16:30
Çmimet e apartamenteve janë luks, ekspertja: Ndërtuesit synojnë diasporën, jo shqiptarët – Top Talk
16/03 16:30
“Nëse një të ri e mban 8 orë në punë, zëre se e ke futur në burg” – Top Talk
11/03 16:38
“Të rinjtë janë më dembelë, studentët nuk bëjnë asnjë projekt pa AI – Top Talk
11/03 16:37
Përplasja e brezave në punë: Konflikt kulturor apo krizë menaxhimi? – Top Talk
11/03 16:36
‘Nuk kemi asnjë kokërr gruri rezervë’ eksperti; Shqipëria duhet të krijojë rezerva strategjike
10/03 16:40
Deklarata e Trump ul çmimin e naftës/ ekspertja ‘bursat do të jenë të paqëndrueshme për vite’
10/03 16:40
Bujqësia “në luftë” me çmimet, pasojat e krizës së Lindjes së Mesme – Top Talk
10/03 16:40
“Shteti merr qyl 20% të çmimit të naftës, të heqë dorë ose të rimbursojë TVSH -në”
09/03 16:29
“Nafta 2600 lekë/litër” gazetarja shpjegon sa po efektet e luftës në Iran
09/03 16:28
Çmimet në rritje, si po e paguan Shqipëria luftën në Lindjen e Mesme – Top Talk
09/03 16:27
Miliona për tenderat, kush i kontrollon blerjet e mëdha? – Top Talk
06/03 16:40
“Pabarazia në tendera? Po krijohet një sistem i ri me AI” – Top Talk
06/03 16:38
DIGITALB DIGITALB