Popullsia e Shqipërisë ka nisur të përshpejtojë ritmet e rënies vitet e fundit, meshkujt po pakësohen me ritme më të larta se femrat referojnë të dhënat e krahasueshme të viteve të fundit nga INSTAT. Me 1 janar 2023, në të gjithë vendin zyrtarisht ishin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018 me rënie 5%. Në të njëjtën periudhe kishim 36,8 mijë femra më pak, me rënie 2.6%. Shqipëria ka raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt. Mesatarisht në një vit lindin 105 djem për 100 vajza, por emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët se e femrave po i pakëson burrat referojnë të dhënat Gazetare: Luçiana Hulej