Ekspertja për turizmin, Flora Xhemani Baba, foli në Top Talk Economy për turizmin në Shqipëri, teksa jemi në prag të fluksit veror. Ajo u ndal tek shërbimet dhe kapacitetet, që ofron vendi ynë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet e tyre në jug ose qytete të tjera të Shqipërisë, nëse janë ose jo të mjaftueshme. Ekspertja u ndal edhe tek problemet që përballen më së shumti turistët. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni