#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Xhuljana Lakuta Të ftuar: Alberta Zani, Fundim Gjepali, Flora Xhamani Baba, Pamela Shqezi Tema: Dua Lipa është rikthyer sërish në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë plazhin edhe pse jemi ende në prill. Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner, duke i treguar edhe njëherë tjetër botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare. "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.