Shqipëria dëbon mësuesin turk/ U kap me dokumente false në Rinas 6 muaj më parë
02/01/2020 15:15

Mbrëmjen e së mërkurës, policia shqiptare dëboi një mësues turk, Harun Çelik, i cili rreth gjashtë muaj më parë ishte kapur në Rinas në tentativë për të dalë me dokumenta fallco në drejtim të Kanadasë. Pasi vuajti një dënim të formës së prerë, u vendos që sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, ai të dëbohet drejt vendit të tij, Turqisë. Pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse Harun Çelik kishte kërkuar strehim e mbrojtje nga Shqipëria si një veprimtar politik i rrezikuar në atdheun e tij në Turqi zëdhënësi i policisë së shtetit Gentian Mullaj, iu përgjigj se “nuk kishte informacion tjetër”. Megjithatë, Top Channel, ka mësuar se shtetasi turk, nuk kishte kërkuar azil politik në vendin tonë, për shkak sepse ai u kap në dalje të Rinasit dhe jo në tentativë për të hyrë në vendin tonë. Këto që shihni në pamje, janë momentet e shoqërimit të Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, për ta dëbuar më pas drejt Turqisë. Pamjet, janë bërë publike nga mediat turke. Mësuesi 42 vjeçar, Harun Çelik, në Turqi dyshohet së është pjesëtar i lëvizjes Gulen, e për këtë arsye, në tentative për t’iu shmangur kërcënimeve në vendin e tij, u kap në aeroportin e Riansit me dokumentacion fallco. Megjithatë, burime të policisë kufitare, bënë me dije për Top Channel, se dëbimi i tij nuk ka lidhje me dyshimet që Harun Çelik mund të jetë pjesë e lëvizjes Gulen, por u ndoq një procedurë standarde për të gjithë të huajt të cilët kapen në vendin tonë me dokumenta false.

Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28
Top Channel/ Alarm për mashtrimet me SMS, qytetarët marrin mesazhe false
09/04 15:25
Top Channel/ “Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi”, Forumi Shqiptar drejt unifikimit
09/04 15:23
Top Channel/ Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta shkoi në 210 lekë, benzina 173 lekë
09/04 15:18