President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni analizoi në Top Talk ecurinë e turizmit të natyrës dhe aventurës në vendin tonë, si dhe impaktin potencial të Paketës së Maleve, nismës që synon të japë truallin në zonat malore për investim kundrejt vlerë simbolike 1 euro. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni