Akademiku Rexhep Qosja vizitoi Tiranën pas 10 viteve duke shkelur një premtim të bërë prej tij se nuk do të shkelte në kryeqytetin e Shqipërisë përsa kohë vendin e drejton Sali Berisha. C’e detyroi akademikun të thyente premtimin e tij? Si e sheh ai situatën e fundit politike në vend? Po për ndryshimet gjuhësore të propozuara, ndër vite dhe ato të propozuara së fundmi? Këtyre dhe të tjera pyetjeve profesor Rexhep Qosja u dha përgjigje në një intervistë për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga.