Shpërthimi në Bejrut, mbi 5 mijë njerëz rrugëve të Libanit kundër qeverisë
09/08/2020 09:28
Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën të kalojnë një barrierë për të arritur në ndërtesën e parlamentit, ndërkohë që numri i të vdekurve nga shpërthimi së martës në portin e Bejrutit arriti në 158.