Një vullkan në Indonezi ka shpërthyen mëngjesin e sotëm duke lëshuar një masë gjigande hiri që bllokoi pamjen e qiellit nga qyteti pranë tij. Vullkanologët regjistruan 13 shpërthime të veçanta gjatë riardhjes në jetë të malit Sinabung, i cili lëshonte hirin e tij me shumë se 5,000 metra mbi qytetin Sumatra. Nuk kishte rrezik të menjëhershëm për banorët apo pronën e tyre, thanë autoritetet, pasi një rreze prej pesë kilometrash rreth vullkanit ishte lënë pa u banuar prej disa vitesh.