Shpërthen gazi në Velipojë, dy persona në gjendje kritike
28/07/2017 00:00
Vala e shpërthimit e flaku shumë metra tej pronarin e restorantit në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, 55-vjeçari Besnik Zenuni, është në gjendje të rëndë. Po ashtu edhe një kalimtar u godit shumë keq nga vala e shpërthimit.