Problemet psikologjike, apo sëmundja e shekullit siç njihen së fundmi, janë një realitet i pamohueshëm dhe për shoqërinë shqiptare. Të pasurit, apo vizituarit një psikolog nuk është më tabu, por shihet si një domosdoshmëri në raste të nevojshme. Komuniteti i psikologëve ka pasur ulje-ngritje të forta dhe përçarje të mëdha gjatë vitit të kaluar. Urdhri i Psikologut, pas një lufte të fortë ndërmjet ish-kryetares Valbona Treska dhe disa psikologëve, ditën e nesërme do të ketë një drejtues të ri.