Kontrolle me radarë dhe drager ka patur gjatë natës në rrugën interurbane “Tiranë-Elbasan” për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara. Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë dhe aparatin alkool testues, në 5 orë janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.