Gazmend Qyqalla është një mësues në Kosovë i cili vjen nga radhët e komuniteti Rome -Egjiptian. Ai është mësues me profesion dhe punon me komunitetin. Qyqalla, i cili jeton dhe vepron në Fushë Kosovë ka afërsisht 10 vite që ushtron profesionin e mësuesit. Njëra nga arsyet që ai ka vendosur të ndjekë drejtimin e Pedagogjisë, ka të bëjë me dëshirën e madhe që ka për të ndihmuar komunitetin pakicë drejt zhvillimit dhe edukimit. Të jesh pjesëtar i komunitetit pakicë në Kosovë nuk është aspak e lehtë, sfidat me të cilat duhet të përballesh që në hapat e parë të fëmijërisë janë barrë e rëndë për secilin, e sidomos për një fëmijë që klasën e parë. Gazetar: Gerald Qerimi