Një avion i vogël privat, i nisur nga Aeroporti "Canova" i Trevizos në Itali, me 6 persona në bord, është rrëzuar pasditen e kësaj të marte në Maqedoni, në zonën e Velesit pranë Shkupit. Nga kjo tragjedi raportohet të kenë humbur jetën të gjithë udhëtuesit, prej të cilëve 4 ishin italianë, ndërsa dy nga Kosova.