Në procesin që u zhvillua në Gjykatën e Posaçme ndaj të arrestuarve për dosjen “Plumbi i artë” dje ka dhënë dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Në seancën e së martës, Dumani ka rrëfyer me detaje krimet e kryera ndër vite, duke nisur nga viti 2011 me disa grabitje të dhunshme të kryera nga i penduari dhe bashkëpunëtorët e tij, mes të cilëve Talo Çela, Ilirijan Feçi, Gentian Sharra e Dorjan Shkoza.