Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Vodëz të Njësisë Administrative Lumas. Banesa ku jetonte familja e Skënder Dollanit është përfshirë papritur nga flakët dhe deri në mbërritjen e Repartit Zjarrëfikës nga qyteti i Kuçovës,banesa është shkrumbuar totalisht. Shërbimet zjarrëfikëse kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit në një kohë rekord por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë asnjë orendi shtëpiake pa u djegur.