Dr. Ana Vuksani, njëkohësisht ekspertja për sigurinë ushqimore, dhe kryetari i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi, analizuan në Top Talk Economy atë që pritet të ndodhë pas vendimit për shkrirjen e AKU-së. Ata treguan se ku çalon më shumë problemi në mos-kontrollin e ushqimeve në vendin tonë, duke krijuar kështu më tepër pasiguri tek konsumatorët. Ekspertët zbuluan nëse gjërat do të ndryshojnë dhe nëse kontrolli do të nisë të jetë më i rreptë, si tek prodhuesit ashtu edhe tek tregtarët.