Shkrihet dega e LSI-së në Njësinë 10, i bashkohet PS, Veliaj: Dera është e hapur për të gjithë!
02/04/2021 11:05

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 është shkrirë, duke iu bashkuar përfundimisht Partisë Socialiste. Në një takim të zhvilluar me ish anëtarët e LSI-së, mes të cilëve edhe Taulant Kalo, ish drejtuesi i degës së LSI në këtë njësi, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u shprehu mirë se ardhjen në familjen socialiste dhe nënvizoi se dera është e hapur edhe për shumë të tjerë. Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, deklaroi se PS është një familje e madhe, që nuk diskriminon askënd. “E vlerësoj shumë këtë bashkim, më mirë vonë se kurrë, por ajo që ju premtoj është se PS-ja do të jetë një derë e hapur dhe një familje që nuk diskriminon. Në PS nuk të thotë askush kush je ti e kush jam unë sepse ne të gjithë, në një moment të jetës sonë kemi bërë eksperimentet tona. Rëndësi ka që e kuptuam se ajo që na bashkon është shumë më e rëndësishme dhe më e madhe se ato që na ndajnë. Interesi i familjes sonë të madhe është më i rëndësishëm, është më i madh se interesi i një familje të vogël, ku partinë e merr një herë burri e një herë gruaja, pastaj burri ia lë gruas, pastaj gruaja ia kthen prapë burrit. Nuk kemi kohë për të humbur! Shprehja ‘bashkimi bën fuqinë’ të vlejë edhe për Njësinë 10, ashtu siç jemi bashkuar me shokë e kolegë të tjerë”, nënvizoi Veliaj. Ai kujtoi se javët e fundit PS-së në Tiranë i janë ribashkuar shumë figura të tjera. “Na është bashkuar Elez Gjoza në Njësinë 2, Gent Arapi në Njësinë 11, po ashtu edhe në Zall-Herr, në Farkë, në Vaqarr. Na janë bashkuar shumë miq dhe kolegë të komunitetit çam, kur panë se partia e tyre bëri pakt me Dulen dhe u kuptua se i gjithë sherri paska qenë artificial, qenka bërë për një karrige, pra qenka pazar, sherr për plaçkë, jo për parime. Por, unë besoj se ka ardhur koha të mendojmë për familjet tona, jo për partitë që na përçajnë. E kemi kuptuar se familja jonë është më e rëndësishme se sa tekat e këtyre që i kanë lidhur punët me Anglinë dhe Hollandën, e madje as nuk votojnë këtu”, kujtoi Veliaj.

Top Channel/ Berisha bllokon foltoren pas fjalës së Zegjine Çaushit. Peleshi ndërpre sërish seancën
12/02 12:02
Top Channel/ ‘Asnjë polic su plagos’.Koçiu-Berishës:I ke fantazmat në dollap, të ka dënuar historia
12/02 12:01
Top Channel/ ‘Do mbetesh hajduti më i madh i Matit’, Berisha sulmon ish-gardistin e 21 janarit: Ti…
12/02 11:48
Top Channel/ Deputetja e PS: Dajre 81-vjeçare. Berisha: Nxirreni jashtë këtë, histeri kolektive
12/02 11:43
Top Channel/ ‘Jeni të kapur’, Berisha shpërthen në Kuvend: Dorëzoni mandatin e Ballukut, ky…
12/02 11:23
Top Channel/ Hoxha Berishës: S’ke besim tek unë, pse i thua ministres do kesh fatin tim, unë u bëra…
12/02 11:22
Top Chanenl/ ‘4 veta u vranë në bulevard’, Braçe shpërthen në Kuvend: Ju goditët në lule të ballit…
12/02 11:22
Top Channel/ ‘Gojë përdalave nuk duhet tu përgjigjesh’, Berisha sulmon Koçiun: Në spital s’ka….
12/02 11:19
Top Channel/ Mile shpërthen ndaj Berishës:Kryetar non grata, po djeg Shqipërinë për prapanicën tënde
12/02 11:18
Top Channel/ Berisha sërish ngatërron emrin e deputetit të PD: Akuzuat Belind Balluku për…
12/02 11:07
Top Channel/ Bido kërkoi replikë për Berishën , kryetari i PD i shkon në Foltore: Turp për ty…
12/02 10:58
Top Channel/ ‘U tërbuat..’, Berisha deputetit të PS: Je bërë figura më e pafytyrë, paguhesh…
12/02 10:57
Top Channel/ Balla Berishës në Kuvend: Ti që i ke shërbyer Serbisë, liroje atë foltore se le nam
12/02 10:50
Top Channel/ “Sot mungon Nallbati se e goditi policia”/ Boçi: Forcat RENEA nuk njohin deputetët
12/02 10:49
Top Channel/ Haga kërkoi 180 vjet burg për krerët e UCK, Balla: Nuk e pranojmë një baltë të tillë
12/02 10:48
Top Channel/‘Parlamenti mbrojtja e hajdutëve’,Berisha: Mbrojnë v.. e Ballukun, kryetari i heq fjalën
12/02 10:47
Top Channel/ Shehaj ‘shpërthen’ në Kuvend: Nxirrni dosjen e Ballukut, ta dinë shqiptarët me kë vodhi
12/02 10:29
Top News – Dakordësi te ‘Territorialja’. PD rikthehet në komisionin e posaçëm për reformën
11/02 16:49
Top Channel/ Berisha: Rama kishte bërë skenar për të ekzekutuar protestuesit
11/02 14:12
Top Channel/ Berisha tregon momentet nga protesta: Shikoni çfarë kafshërie, këta janë të droguar
11/02 13:36
DIGITALB DIGITALB