Përveç gjimnazit ‘Sami Frashëri’ janë 5 shkolla që kanë nisur shembjen ditën e sotme për t’u rindërtuar pasi u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit. Shkollat që po shemben janë; ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ‘Ramazan Subashi’ 9-vjeçare në Vorë, ‘Sherif Dervishi’ 9-vjeçare në Krujë, ’16 Shtatori’ në Shijak dhe ‘Charles Telford’ në Kavajë. Kryeministri Edi Rama në një lidhje live për këtë gjë u shpreh se shkollat do të ndërtohen me standarde të larta.