Një situatë shqetësuese është denoncuar së fundmi nga emisioni Fiks Fare në shkollën 9-vjeçare të Maqellarës, ku prej ditësh tualetet janë jashtë funksioni, duke detyruar nxënësit – përfshirë edhe ata të ciklit të ulët – të kryejnë nevojat personale nëpër koridoret e shkollës. Emisioni Fiks Fare solli foto dhe video qe tregojnë gjendjen skandaloze të ambienteve higjieno-sanitare. Tualetet janë të bllokuara, dyert janë të dëmtuara dhe në mungesë të një sanitareje për mirëmbajtjen e pastrimin, higjiena është kthyer në një problem madhor.